FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkurte Fejza: Politikanët tanë si gangstera

Mjaft kritike dhe e zhgënjyer ndaj klasës politike në Kosovë është treguar sot këngëtarja e madhe Shkurte Fejza. E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, Fejza u pyet edhe për debatin më të fundit mbi korigjimin e kufijve me Serbinë, një tezë kjo e hedhur pak kohë më parë nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Ajo u shpreh mjaft e zhgënjyer me mënyrën se si drejtohet sot Kosova duke thënë se lidershipi i vendit, jo vetëm që nuk mendon për qytetarët por madje shfaqet arrogant ndaj tyre.

Pjesë nga deklarata e këngëtares

Pak më herët ka qenë një hap shumë i dhimbshëm, demarkacioni me Malin e Zi ka qenë shumë i papranushëm nga populli. Nuk e kuptoj, më vjen keq por nuk di. Kosova ka patur një fat të keq në udhëheqësi, sidomos pas luftës. Para luftës ka qenë regjimi serb, pastaj shkoi si shkoi, mirëpo pas luftës, unë mund ta them kështu : Djemtë më të këqinj që i ka vendi janë në elitën e Kosovës. Më vjen shumë keq që po e them, por në bazë të asaj që po zhvillohen gjërat, në bazë të asaj që asnjëherë qytetari i Kosovës nuk është i kënaqur me asnjë veprim të vetëm që bëhet atje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sikur nuk e ndien në Kosovë, që njeriu duhet ta ndiejë vendin e vet dhe të marrë hapin , që të është dhënë ty përgjegjësia me votën e këtyre të shkretëve. Me pas një barrë në shpinë, sepse nuk mund të luash dhe të bësh çfarë të vjen ty më për së mbari, apo çfarë do të përfitosh personalisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë kam menduar që ata njerëz mendojnë më mirë për vendin e vet, për shoqërinë, për atdheun e vet, mirëpo ka ndodhur e kundërta dhe mua më vjen keq. Në përgjithësi ka edhe njerëz të mirë në fakt, që veprojnë. Mirëpo në përgjithësi ata që marrin vendime të mëdha janë për të ardhur keq. Këta që marrin vendimet e mëdha, që nuk pyesin, janë si gangsterë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?