Home Bota Shpërthime në...

Shpërthime në bazën ajrore ushtarake, Zelensky: Perëndimi të ndalojë hyrjen për të gjithë qytetarët rusë

517
0

Pas 6 muajve luftë nga ana e Rusisë në Ukrainë, sot jan shënuar shpërthime në një bazë ushtarake ruse. Shpërthimet u raportuan në bazën ajrore në lagjen Saki.

Në një video të transmetuar në internet, dëgjohen shpërthime nga baza ajrore ushtarake ruse në Novofedorovka. Dëshmitarët okularë postojnë video të pasojave dhe flasin për ndikimin e 7 raketave.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Perëndimit që të ndalojë hyrjen e të gjithë qytetarëve rusë.

Po ashtu theksoi se sanksionet më të rëndësishme kundër Rusisë janë mbyllja e kufijve, sepse rusët po kryejnë një agresion kundër një populli tjetër dhe “ata duhet të jetojnë në botën e tyre derisa të ndryshojnë filozofinë e tyre”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit