Home Aktualitet Shpresa në sh...

Shpresa në shuarje për shpëtimin e nëndetëses

113
0

Oksigjeni në nëndetësen e humbur “Titan”me gjasë mjafton vetëm për disa orë. Forcat e shpëtimit kanë intensifikuar përpjekjet, por edhe nëse lokalizohet nëndetësja, shpëtimi zgjat, sipas marinës amerikane.

Më shumë se tre ditë pas humbjes së nëndetëses “Titanic” në Atlantik po shuhen shpresat për gjetjen e pesë personave të humbur. Për ekspeditorët ngadalë oksigjeni po mbaron thuhet, ai duhet të mjaftojë për vetëm pak orë, nëse “Titanic” është ende në gjendje të mirë. Forcat e shpëtimit nën drejtimin e rojes bredgetare amerikane kanë përforcuar përpjekjet të mërkurën dhe janë përqëndruar në zonën, nga ku u dëgjuan më parë zhurmat. Sinjalet që u regjistruan të martën dhe të mërkurën në mbrëmje, shtuan shpresat, se mund të gjendet nëndetësja. Sipas një njoftimi të brendshëm të qeverisë amerikane, zhurmat e regjistruara vinin në interval të rregullt. Por origjina e zhurmave është e paqartë. “Ne nuk e dimë, se çfarë është të themi të drejtën”, tha kapiteni i marinës amerikane, Jamie  Frederick. “Duhet të qëndrojmë optimistë dhe me shpresë.”

Sipas të dhënave të operatorit që ofron ekspeditat, Ocean Gate nëndetësja “Titan” është 6,70 m e gjatë dhe ka mjaftueshëm oksigjen për 96 orë. Në afërsi të Titanicut, 700 km në jug të Terre-Neuve, Tokës së Re  kushtet janë të vështira, pasi sundon errësirë e plotë dhe presioni ujor është i jashtëzakonshëm. Forcat e shpëtimit duhet të kërkojnë nëpër një hapësirë 26.000 kilometra kuadrat, ka thënë koordinatori Frederick./DW/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit