Home Aktualitet Shqipëri, bie...

Shqipëri, bie numri i lindjeve

40
0

Rënie të lindjeve, por edhe të vdekjeve tregon një raport nga INSTAT, ku numri i lindjeve për tremujorin e parë 2022 është 6.056, duke shënuar një rënie me 4,2 %, krahasuar me tremujorin e parë 2021.

Numri i vdekjeve për tremujorin e parë 2022 është 7.938, duke shënuar një rënie prej 22,3 %, krahasuar me tremujorin e parë 2021. Shtesa natyrore e popullsisë në tremujorin e parë 2022 tregon se janë1.882 vdekje më shumë se sa lindje.

INSTAT vlerëson se në tremujorin e parë 2022, dy qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në dhjetë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë ishte negative.

Në tremujorin e parë 2022, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 203 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 379 vdekje më shumë se sa lindje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit