Home Aktualitet Shqipëria det...

Shqipëria detyrim moral për afganët? Nazarko: Operacioni është mbajtur sekret nga SHBA-ja

10
0

Kryeministri Edi Rama e cilëson si një detyrim moral pranimin e afganëve në Shqipëri, që do të streohen këtu për ti shpëtuar sundimit të talebanëve. Edhe analisti Mentor Nazarko, thotë se Shqipëria kishte detyrim moral dhe politik për t’i pranuar ata njerëz, që për të janë të aftë për t’u përshtatur me shoqëritë perëndimore.

”Ky është një operacion që Shqipëria duhet ta bënte, për shkak se është anëtar me një pozitë të caktuar në bashkësinë ndërkombëtare. Shqipëria në historinë e afërt moderne ka qenë përfituese e një bujarie ndërkombëtare, e Italisë, apo shteteve të tjera perëndimore. Kështu që kishte një detyrim moral. Ka dhe një detyrim politik, që vjen për shkak të të qenit pjesë e NATO.

Ka shumë arsye që e bëjnë këtë një veprim të detyruar. Shqipëria ka kapacitetet logjistike që t’i presë afganët, sepse për pjesën financiare mendoj se SHBA dhe NATO do ta zgjidhin. Shqipëria bën mirë që e rrit prestigjin e vet ndërkombëtar, duke qenë ndër të parat shtete që i pranon këta njerëz.

Disa shtete të tjera nuk kanë pranuar, për arsyet e tyre të brendshme, për shkak se janë prekur nga fenomeni i emigracionit të paligjshëm dhe mendojnë se pranimi i tyre do të ishte si sinjal për ardhje të tjera të paligjshme. Ndërkohë që Shqipëria nuk e ka një problem të tillë. Unë mendoj që njerëzit që vijnë nuk janë njerëz të pakualifikuar nga pikëpamja profesionale. Janë njerëz që kanë punuar me ushtrinë amerikane. Janë njerëz që kanë jetuar pajtueshëm me perëndimorët.

Kanë zanate, aftësi, që i bëjnë të përshtatshëm për shoqëritë tona. Nuk janë njerëz që vijnë direkt nga ato malet e Afganistanit dhe zbresin në Evropë, e gjenden si peshku pa ujë. Jo, ata kanë cilësi njerëzore që i bëjnë të përshtatshëm për shoqëritë tona. Unë e besoj që ata janë të përkohshëm te ne, por edhe nëse qëndrojnë, ne nuk jemi shoqëri që na rrezikohet përbërja etnike nga ardhja e tyre”, tha Nazarko për ”News 24”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit