Home Aktualitet ”Shqipë...

”Shqipëria jo Ruanda”, opozita italiane del kundër Melonit: Vetëm Rama po fiton

24
0

Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e fluksit të emigrantëve ka mbërritur në dhomën e deputetëve në parlamentin italian ku debatet kanë qenë të forta. Deputeti i Partisë Demokratike, Matteo Mauri, tha se Italia do të paguajë fushatën e radhës së kryeminsitrit shqiptar Edi Rama.

“Po flasim për qindra miliona euro të italianëve. Ne duam të dimë sa policë, sa ushtarë do dislokohen atje? Mua më rezultojnë mijëra. Po këta gra e fëmijë si do rrinë, çfarë doni të bëni ju të ndani familjet e refugjatëve?”, tha Mauri.

Riccardo Ricciardi nga “Lëvizja 5 Yjet”, tha se fatura e turistëve italianë të paguar nga Meloni në Shqipëri do kushtojë 16,5 milionë euro, shto 100 milionë euro fond garancie.

“Vini këtu dhe na thoni që po zgjidhni problemin e emigrantëve. Të paguajmë ne policinë shqiptare për ruajtje? Pse? Aq sa kushtojnë 2 qendra atje do ishin ngritur 10 të tilla në Itali, ju nuk po zgjidhni asgjë. Këtu fiton vetëm kryeminsitri shqiptar Edi Rama i cili ka nevojë për sponsor si Italia që të përparojë në rrugën e nisur drejt Bashkimit”, u shpreh deputeti Riccardi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit