Home Bota ”Shqipë...

”Shqipëria më e preferuar se Parisi”, nuk ka kushte për udhëtarët kinezë

153
0

Pas 3 vitesh kufinjtë në Kinë u rihapën dhe udhëtarët kanë mundësinë të shkojnë në destinacionet e tyre të preferuara. Destinacionet e udhëtarëve kinezë janë Singapori, Koreja e Jugut, Hong Kongu, Japonia dhe Tajlanda, bazuar në rezervimet e grupit Trip.com. Për destinacionet me distanca të gjata, SHBA, MB dhe Australia kryesojnë paketën.

CEO i Institutit Kërkimor të Turizmit Jashtë Kinës, Dr. Wolfgang Georg Arlt, tha për CNN se Shqipëria është vend me shumë interes nga kinezët. “Përpara pandemisë, Shqipëria sapo kishte filluar të shfaqej në radarin e udhëtarëve kinezë. Vendi ka fshatra shekullorë dhe mjedise autentike rurale, të cilat tërheqin udhëtarët me përvojë“, thotë ai.

“Parisi nuk është më mbresëlënës. Nëse u tregoni miqve tuaj se keni qenë në Shqipëri, ata do të mendojnë se jeni shumë i veçantë. Se keni shije dhe një ndjenjë aventure”, shton ai.

Sipas të dhënave të kompanisë, prenotimet e fluturimeve dalëse u rritën me 254% në fund të dhjetorit, një ditë pasi u njoftua se kufizimet e udhëtimit do të lehtësoheshin që nga 8 janari.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit