Home Aktualitet Shqipëria ndr...

Shqipëria ndryshon kurs? Biberaj për Ramën: Politikan fallco, nuk bën asnjë lloj pune

158
0

Në rast dështimi të negociatave me BE-në, Shqipëria do të ndryshojë kurs. Të paktën kështu thotë kryeministri Edi Rama. Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj e konsideron deklaratën e Ramës si presion në miniaturë, të modeleve të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë. Po ashtu ai nënvizon se Rama është një politikan fallco dhe se nuk bën asnjë lloj pune.

”Këto janë presione në miniaturë të modeleve të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë. Thoshte në fund të viteve 1990 Ramiz Alia, “nuk jemi as lindje as perëndim”. Këto janë presione ordinere do ti quaja. Tregojnë mjerimin diplomatik dhe politik të kryeministrit dhe shterimin e tij patjetër.

Kështu që orjentimi pro Atlantik i Shqipërisë është i padiskutueshëm. Është një popull i tërë që po e kërkon dhe jo vetëm shqiptarët e Shqipërisë por dhe Shqiptarët në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Serbi pra kudo që janë.

Ne kemi një vokacion pro perëndimor historikisht. Ai ka një model politike fasadë, kjo dihet. Që kur ka filluar politikën aktive në ’98 si Ministër Kulture, si Kryetar Bashkie, si Kryeministër, ai është politikan i fasadave. Është një politikan komplet fallco që merret vetëm me show. Merret vetëm me show sepse nuk bën asnjë lloj pune. Jo vetëm ai, dhe qeveria e tij”,-tha në ”Ora News”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit