Home Aktualitet Shqipëria nis...

Shqipëria nis hetimet për shkatërrim prone dhe dëmtim varresh ndaj Davide Pecorelli

44
0

Prokuroria e Pukës vë nën akuzë italianin Davide Pecorreli për shkatërrim prone me zjarr dhe dëmtim varresh pasi inskenoi vdekjen e tij para 8 muajsh për t’iu shamngur borxheve dhe për të përfituar siguracionin e jetës.

Mësohet hetimet janë nisur tashmë nga i njëjti prokuror që po hetonte rrëmbimin e vrasjen e inskenuar të Pecorrelit të ndodhur në janar të këtij viti në Pukë.

Akuza për shkatërrimin e pronës me zjarr i përket djegies së automjetit që Pecorelli kish marrë me qira në rinas ndërsa shkatërrimi i varreve për kockat e gjetura në skeletin e djegur brenda automjetit model Skoda.

Këto kocka sipas hetuesve kanë pjesë gjymtyrë njeriu si dhe kafkë koke dhe dyshohet se janë marrë duke zhvarrosur një kufomë. Ky krim sipas hetuesve dyshohet se është kryer në bashkëpunim ndërsa pasditen e kësaj të hëne biznesmeni italian do të merret në pyetje nga prokurorët e Perugias.

Veç këtyre akuzave ai rrezikon edhe një procedim penal në Itali për falsifikim të letërnjoftimit pasi rezulton se gjatë kohës që qëndroi në Itali i fshehur, ai përdorte një identitet të rremë nga i veti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit