Home Aktualitet Shqiptarët dy...

Shqiptarët dyndje drejt Britanisë? Gjoka: Çështje e stisur nga politika

121
0

A ka me të vërtetë një dyndje të shqiptarëve drejt Britanisë, sipas shtypi londinez e paraqet çdo ditë e më shumë? Gjin Gjoka, anëtar i dhomës së Tregtisë së Diasporës thotë se nuk është e vërtetë, ndërsa theksoi se më shumë duket si një çështje e stisur për fushatë elektorale në Britani. Për të nuk është veç Shqipëria ajo që shkel dhe hyn në Britani, teksa shtoi se ai si Diasporë kërkon më shumë informacion mbi të dhënat e sakta nga amabsada shqipatre atje.

”Gjithmonë ka pasur lëvizje dhe dyndje refugjatësh dhe në këto situata që Evropa është sot do kemi një dyndje të tillë. Nëse flasim për 23 mijë të paligjshëm s’dua ta besoj si diasporë dhe uroj mos të jetë i vërtetë.

Mendoj dhe këmbëngul se nuk është aq alarmante kjo situatë, mund të jetë një bujë politike e atyre që kanë interesa fushate. Mendoj se nuk është kaq emergjente.

Nëse është situata kritike dhe kaotike si parashtrohet kjo është e mirë, por mendoj dhe nuk dua ta besoj se jemi në një situatë kaq shqetësuese ku emigrantët shqiptarë po i drejtohen vetëm Britanisë. Duket më shumë si çështje e stisur për fushatë elektorale në Britani”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit