Home Aktualitet Shqiptarët po...

Shqiptarët po shtojnë Britaninë, në vendet e para për lindje. 3000 foshnja vetëm në 2021

212
0

Shqipëria është në dhjetë vendet e para në Angli dhe Uells, ndërkohë që në vend të parë janë rumunet për fëmijët e lindur nga nëna që nuk kanë lindur vet në Britani.

“Shqiptarët janë ndër prindërit më të zakonshëm që lindin fëmijë për herë të parë në Britaninë e Madhe. Më shumë se 3,000 foshnja kanë lindur këtu vitin e kaluar me nëna nga vendi ballkanik”, ka zbuluar Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS).

Gjatë dy dekadave të fundit numri i shqiptarëve që kane përzgjedhur Britaninë si vendin e tyre të preferuar është rritur ndjeshëm, një pjesë shumë e madhe pa dokumenta.

Një pjesë tjetër kanë përfituar nga kërkesat për azil apo amnistia. Shifrat e ONS për vitin 2019 vlerësuan se kishte vetëm 47,000 shqiptarë në Britani, duke i bërë ata kombësinë e 46-të më të zakonshme jobritanike, nga të cilat 22,000 janë femra.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit