Home Aktualitet Shqiptari shk...

Shqiptari shkakton panik në Vatikan, dëgjohen të shtëna

129
0

Një 39 vjeçar shqiptar ka shkaktuar një kaos të vërtetë në rrugët e Vatikanit në Itali, duke ngritur në alarm policinë italiane. Shqiptari ka çarë rrethimin prej hekuri me një makinë tip BMW pranë Vatikanit, për t’iu larguar mjeteve të policisë që e ndiqnin.

Gjatë ndjekjes është dëgjuar dhe një e shtënë arme. Më pas, shqiptari ka vijuar arratinë e tij deri në rrugën Gregorio VII ku është përplasur me një mjet të policisë që ishte vendosur për të bllokuar rrugën. Ai hodhi nga dritarja një portofol dhe një orë.

Forcat e policisë iu afruan shqiptarit te dritarja e mjetit dhe e neutralizuan me një pistoletë paralizuese. Tani ai ndodhet në spital bashkë me dy oficerë, ndërkohë që nuk dihet identiteti i tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit