Home Aktualitet Shtesa e popu...

Shtesa e popullsisë në 2021 është negative, në 9 muajt e parë ka pasur më shumë vdekje se lindje

65
0

Sipas INSTAT për periudhën Janar-Shtator 2021, numri i vdekjeve e tejkaloi totalin e lindjeve me 2068 persona, për rrjedhojë duke sjellë një ulje të numrit të popullsisë në vend.

Tendenca në rënie e lindshmërisë është bërë edhe më e theksuar gjatë viteve të fundit, ndërkohë që nga ana tjetër pandemia e Covid-19 rriti numrin e fataliteteve.

Në vitin 2016 shënoheshin në total rreth 10 300 lindje me shumë se sa vdekje, ndërkohë që në 2020ën, diferenca mes tyre ishte vetëm me 470 lindje më shumë.

Një nga arsye kryesore për rënien e vazhdueshme të shtesës natyrore është niveli i lartë i emigracionit ne dekadat e fundit dhe rënia e fertilitetit.

Gjatë viteve 2011-2019 janë larguar nga vendi mbi 360 mijë persona, ose 13% e popullsisë banuese në 2011 e cila përkon po ashtu me moshën me aktive në vend.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit