Home Aktualitet Shtohen shqip...

Shtohen shqiptarët që lënë shtetësinë, por dyfishohen të huajt me pasaportë shqiptare

31
0

Në Shqipëri në 9 muajt e parë të vitit 692 shqiptarë lanë shtetësinë, 189 më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Mosha më të shumta që morën këtë vendim në pjesën e parë të vitit janë të rinjtë, por dhe forcat e punës të moshave nga 20 vjeç deri në 49 vjeç.

Një sërë lehtësirash i detyrojnë shqiptarët të braktisin nënshtetësinë e tyre. Nëse e marrin atë janë shtetas europian dhe përfitojnë së pari lëvizjen e lirë, ndryshimin e vendbanimit.

“Pjesa më e madhe që i shtynë janë 3 indikatorë një punë më e mirë arsim më i mirë shëndetësi më e mirë”, tha Eldisa Cirogu, studiuese e emigracionit. Lënien e nënshtetësisë studiuesit e emigracionit e konsiderojnë si një vulë të moskthimit të shqiptarëve në atdhe duke sjellë kështu pasoja negative për Shqipërinë.

Përveç tkurrjes ekonomike, forca e madhe e punës largohet, nga na tjetër ne perceptojmë një tkurrje demografike, plakje më e shpejtë e popullsisë sonë.

Nga ana tjetër në rritje janë kërkesat e të huajve për fitimin e shtetësisë shqiptare. Ky numër është dyfishuar në 2023 duke arritur në 1 mijë e 126 shtetas deri në shtator.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit