Home Aktualitet Si u fut a*ma...

Si u fut a*ma në burgun e Peqinit? Gazetari: Mund ketë bashkëpunim me policinë

162
0

Vrasja e Arben Lleshit në burgun e sigurisë së lartë në Peqin nga i dënuari përjetë Sokol Mjacaj ka tronditur opinionin publik. Gazetari Julian Kasapi nuk e përjashton mundësinë e bashkëpunimit me policinë brenda burgut.

“Në kartolina të viti të ri futeshin thika apo sende të paligjshme dhe përgjatë viteve ka evoluar mënyra si u futen këto sende, pse jo nëpërmjet dronit. Unë jam i prirur të mendoj se mund të ketë bashkëpunim brenda burgut, bëhen palë për shkak të pagës se gardianët çdo ditë e më shumë po bien pre e korrupsionit për të futur drogë apo celularëve brenda burgjeve shqiptare. Nuk përjashtoj pjesën e bashkëpunimit për shkak të pagës së tyre të pamjaftueshme. Tentativat vijnë edhe nëpërmjet ajrimit. Nëse ke një celular brenda burgut koordinimi është shumë e thjeshtë”.

Për të ka patur një plan të organizuar për vrasjen e Arben Lleshit. Sipas tij kjo lidhet me një ngjarje hakmarrje për shkak të vrasjes së shqiptarit Agim Hoxha në Angli nga viktima dhe Afrim Lleshi.

“Arben Lleshi së bashku me Afrim Lleshin që nuk kanë lidhje farefisnore dyshohet se kanë vrarë një bashkëkombasin e tyre që merrej me trafikun e lëndëve narkotike Agim Hoxha. Afrim Lleshi është dënuar me 32 vite burg. Në gjykatë në Angli ka thënë se e vrava se më kërcënoi për një pazar të shkuar keq të drogës, dhe ajo që rëndon ngjarjen është djegia e makinës kur Hoxha ka qenë në automjet. Të gjitha dyshimet tani të çojnë te Lleshaj, i gjithë informacioni tregon pikëpyetjet e mëdha sesi futen këto armë në sistemin e burgjeve”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit