Home Aktualitet Silva Bino: I...

Silva Bino: Infeksionet janë 10 herë më të larta te personat e pavaksinuar

28
0

Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur sot për situatën epidemiologjike në vend.

Silva Bino u shpreh se vatrat e Covid janë menaxhuar nga autoritetet ndërsa apeloi që qytetarët të vaksinohen kundër koronavirusit. Më tej, Bino tha se gjatë 3-4 javëve të fundit është vënë re një situatë e qëndrueshme në lidhje me infektimet dhe fatalitetet.

Ajo shtoi se infeksionet ndërhyrëse janë 10 herë më të larta tek personat e pavaksinuar.

Kemi pasur në disa shkolla por që janë menaxhuar siç duhet që të mos kemi ndërprerje të shkollave. Kemi një rritje të mbulesës vaksinale, por kemi rritje edhe në disa bashki, siç është ajo e Tiranës. Këto elementë janë të rëndësishëm, por natyrisht ne kërkojmë një ritëm më të lartë të vaksinimit. Në lidhje me analizën e infeksioneve që shfaqen edhe tek personat e vaksinuar, vëmë re se infeksionet ndërhyrëse janë 10 herë më të larta tek personat e pavaksinuar. Kemi 10 herë më shumë infeksione nga Covid tek të pavaksinuarit. Aktualisht kemi të dhëna kombëtare që shkojnë pak a shumë si të gjitha të dhënat e vendeve të tjera. Ka filluar procesi i dozës shtesë tek personat e caktuar. Është me rëndësi që të vijojmë me rimte të mira , pa harruar vaksinimin e dozës përforcuese”, tha Bino.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit