Home Rajoni Sirenat e ala...

Sirenat e alarmit në Veriun e Kosovës, Presidenca: Dhuna nuk do të mbizotërojë. Serbia mban përgjegjësi

77
0

Sirenat e alarmit u dëgjuan këtë të premte në mbarë Veriun e Kosovës, me shumë pjesëtarë të komunitetit serb që u tubuan për të mbajtur ”peng” ndërtesat publike të komunave.

Më pas u mësua dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka firmosur një urdhër për të vendosur në gjendjen më të lartë të gatishmërisë forcat ushtarake dhe i urdhëroi ato të zhvendosen menjëherë në drejtim të kufirit me Kosovën.

Tensionet janë shumë të larta në veri të Kosovës, në ditën kur kryetarët e rinj të katër komunave duhej të nisnin zyrtarisht punën. Situata më problematike është raportuar në Zveçan, që ka një popullatë shumicë serbe, ku policia e Kosovës është detyruar të përdorë gaz lotsjellës dhe bomba tymosëse për të shpërndarë qytetarët e grumbulluar pranë godinës komunale.

Presidenca e Kosovës  thotë se strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës. “Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës në terren. Dhuna nuk do të mbizotërojë. Serbia mban përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin”, thuhet në reagim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit