Home Aktualitet Situata ekono...

Situata ekonomike, Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën bazë të interesit

18
0

Nisur nga situata ekonomike në vend, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë nuk ndryshoi normën bazë të interesit, duke e mbajtur në nivelin 3%. Guvernatori Gent Sejko, tha se vendimi për të mbajtur përsëri të pandryshuar normën bazë tenton të balancojë natyrën shtrënguese të politikës fiskale dhe forcimin e lekut në kursin e këmbimit valutor.

“Këshilli Mbikëqyrës vëren se kjo vendimmarrje ndihmon në krijimin e kushteve të përshtatshme monetare për kthimin e inflacionit në objektiv gjatë vitit të ardhshëm. Gjithashtu, ajo është konsistente me kahun konsolidues, aktual e të pritur, të politikës fiskale si dhe me kahun forcues që ka ndjekur ecuria e kursit të këmbimit gjatë vitit 2023.

Këshilli Mbikëqyrës gjykon se presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten një faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve në vend. Në këtë kontekst, ai thekson se mbetet i gatshëm të vazhdojë procesin e normalizimit të qëndrimit të politikës monetare, nëse kjo masë do të konsiderohet e nevojshme për garantimin e stabilitetit të çmimeve”,tha Sejko.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit