Home Aktualitet Situatë e ten...

Situatë e tensionuar në kufi, institucionet e Kosovës thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimin drejt Serbisë

24
0

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe Ministria e Punëve të Brendshme, kanë dalë me një njoftim rreth situatës së krijuar në pikat kufitare në Serbi.

Përmes një njoftimi këto dy institucione kanë kërkuar nga qytetarët që të ndjekim me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pas situatës së krijuar në pikat kufitare në Serbi dhe ndaljes arbitrare të qytetarëve të Kosovës në vendkalime kufitare, të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi.
MPJD dhe MPB janë duke ndermarrë veprimet e nevojshme dhe do t’iu mbajnë të informuar rreth detajeve të reja.
Të gjithë udhëtarët luten që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë.
Duke marrë parasysh faktin që në qarkullim janë shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës dhe kaosit, ju lusim të ndiqni @Kosovo_Police
rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit