Home Aktualitet Sjellja e Met...

Sjellja e Metës kundër SPAK-ut, Lulzim Basha: Në panik, ku po e çon mushka?

77
0

Lulzim Basha ka komentuar shpërthimet e Ilir Metës ndaj SPAK dhe kreut të saj. Në ”Open”, Basha u shpreh se nga puna e SPAK janë në panik ata që duhet të jenë në panik, të cilët sipas tij janë kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj.

“Ku të çon mushka”, tha Basha duke komentuar reagimet e ashpra të Metës ndaj SPAK, teksa mori në konsideratë se kjo strutkurë po godet korrupsionin.

”Në panik janë ata që duhet të jenë në panik. Është Rama, Veliaj, ish-dyshi i Ramës është në kërkim, nja dy-tre të tjerë janë në hetim dhe në burg. SPAK ka trazuar ujërat e kastës 34-vjeçare të politikës shqiptare. PD, i vetmi ligj që votoi ishte për SPAK. Ka qenë partia e Ilir Metës që i ka votuar pesë ligje të tjera për të cilat ishim skeptikë”,-tha Basha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit