Home Kosova S’ka qe...

S’ka qetësi në Kosovë/ Opozita presion Kurtit për Ujmanin, kufirin dhe dialogun

9
0

Përpos kohës së nxehtë, edhe situata politike në Kosovë është po ashtu. Gjatë seancës plenare në Kuvend, deputetët shtruan pyetje për qeverinë e Albin Kurtit. Fillimisht për raportin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përdorimin e liqenit të Ujmanit.

“Tash këtë studim e kanë në dorë dhe unë pres deklarim të qartë të qeverisë lidhur me këtë pyetje: A e cënon sovranitetin e Kosovës studimi i fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, i përgatitur nga mbrojtësi më i madh i sovranitetit të Kosovës. E udhës do të ishte kërkohej falje, u pata thënë atëherë mos të nguten, edhe sot u them të mos nguten sepse koha po i nxjerr çdo ditë të gjitha të vërteta, edhe të gjitha mashtrimetsigurisht”, u shpreh Avdullah Hoti, deputet i LDK.

“Cili është qëndrimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës rreth marrëveshjes së Uashingtonit, tashmë kanë filluare dhe hapa konkret nga partnerët tanë ndërkombëtar që kanë marrë obligime nga ky proces, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës e siç ishte para dy ditësh sjellja e një plani për Ujmanin”, theksoi Abelard Tahiri, deputet i PDK.

Jashtë diskutimit nuk mbeti as dialogu me Serbinë. “I kërkoj kryeministrit të ndalë mashtrimin me dialogun, të paktën në komunikim më palët e brendshme të jetë më i saktë”, tha Haradinaj. Gjithashtu edhe asociacioni i komunave serbe në Kosovë. “A është kryeministri kundër Asociacionit? Dëgjojmë nganjëherë kryeministrin të përmend lloje të asociacionit. Për këtë i bëjë pyetje në start, trego nëse je ose jo?”, shtoi Ramush Haradinaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit