Home Sporti Skënder Gega ...

Skënder Gega merr drejtimin e Skënderbeut: Jam këtu prej Takajt

113
0

Skënder Gega është prezantuar sot si trajneri i ri i Skënderbeut. Trajneri nga Tropoja mori drejtimin e ekipit korçar në një moment të vështirë. Bardhekuqtë renditen në vend të fundit në Abissnet Superiore. Trajneri theksoi se pranoi ofertën e mikut Takaj dhe se ndihet krenar që do të punojë në një qytet si Korça.

“Ne jemi miq me presidentin, dashamirësia nuk ka munguar as kur kemi qenë kundërshtarë. Ky është një profesion që e dashuroj, nuk është e thënë të jesh vetëm tek ekipet e vendeve të para. E kam për nder dhe ndihem i respektuar që do të jem në krye të ekipit të një qyteti si Korça. Jam optimist, ekipi është i mirë, është i mbushur me djem të rinj.

Do i marrim me qetësi problemet, e rëndësishme dhe thelbësore është t’i besojmë njëri-tjetrit.  Jam munduar të shmang presionet kudo ku kam shkuar. Unë e shoh Skënderbeun si pretendent për të bërë hapa gradualisht, unë besoj. Të shohim ndeshjen më të afërt, që është dita e diel.

Më pëlqen që kampionati ka kaq shumë rivalitet. Kjo është sfida ime, kam ardhur për presidentin Takaj dhe Skënderbeun në një moment të vështirë. Kam parë grupin, ekipi është i mirë, por të besojmë te njëri-tjetri. Pa optimizëm nuk vazhdohet përpara në futboll. Skënderbeu ka potencial për të dhënë më tepër, sepse janë djem të rinj. Lojtarët të kenë këmbët, mendjen dhe zemrën. Asgjë nuk u mungon.

Laçi? Skënderbeu ka edhe traditë, ka fituar tituj, pse jo të mos vazhdojmë në të njëjtën rrugë. Ndeshja me Laçin është shumë e vështirë, ata janë ndër ekipet më të mira të Superiores. I respektojmë shumë, por do tentojmë të bëjmë më të mirën tonë”, deklaroi trajneri i ri i Skënderbeut.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit