Home Aktualitet ”S’na t...

”S’na tremb bashkimi Berisha-Meta”, Gjiknuri: PS fiton mbi 40 bashki. Zgjedhje jo të lehta

150
0

Zgjedhjet lokale të 2023 nuk do të jenë të lehta, por sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri thekson se nuk i tremb fakti që përballë kanë Sali Berishën dhe Ilir Metën. I ftuar në emisionin ”Kontrast”, Gjiknuri pohon se socialistët pritet të fitojnë më shumë se 40 bashki, pra një raport 2-1.

“Nuk janë zgjedhje të lehta. Duan kandidat të mirë, por edhe të gjithë strukturat e PS-së së bashku me kandidatin, harmonizojmë edhe individin, por edhe struktura. Janë gara të forta, por mendoj që kontrasti është i qartë, kandidatët dhe strukturat do i kemi më të mira. Gara do jetë e fortë, kudo dhe them që PS nga të dhënat që kemi, në raport 2-1. Nuk na trembin edhe pse janë bashkë”, tha Gjiknuri.

Po ashtu Gjiknuri renditet në krah të atyre njerëzve që mendojnë se Erion Veliaj duhet të rimarrë një mandat tjetër. ”Mendoj që Veliaj është i avantazhuar si kandidat, ka bërë beteja elektorale, mendoj që është kandidat i duhur. E meriton të rimandatohet. Qytetarët e Tiranës do e bëjnë diferencën”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit