Home Aktualitet Sondazhi: Eri...

Sondazhi: Erion Veliaj fiton thellë përballë Belind Këlliçit


68
0

Pasi i humbi zgjedhjet e 14 majit me një deficit prej pothuaj 60 mijë votash, Belind Këlliçi ka qenë zëri kryesor i opozitës në sulmet ndaj kryebashkiakut aktual të Tiranës. Për të ritestuar rivalitetin e vjetshëm elektoral, Javanews angazhoi sondazhistin Eduard Zaloshnja, që të bëjë një sondazh me 2000 SMS krejt të rastësishme në territorin e Bashkisë Tiranë – gjithë territorin që shtrihet nga Mali i Dajtit deri në Kodrat e Ndroqit, dhe nga Qafa e Krrabës deri në Lumin e Tiranës. Kampioni u ripeshua statistikisht, në mënyrë që të përfaqësojë sa më mirë banorët e rritur të gjithë Bashkisë Tiranë – gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht.
Nga sondazhi rezultoi se, njësoj si në 14 majin e vjetshëm, pothuaj gjysma e zgjedhësve të këtushëm tiranas, nuk do të merrnin sot pjesë në një votim hipotetik për kryebashkiak. Ndër ata që do të merrnin pjesë sot, 56.7% do të votonin Veliajn dhe 43.3% do të votonin Këlliçin (shihni tabelën e mëposhtme).
Siç pritej, 89.3% e tiranasve që votojnë sot Veliajn kanë votuar për PS-në në zgjedhjet e fundit parlamentare (prill 2021). Pak e papritur është që 6.3% e votuesve të tij të sotëm nuk kanë votuar më 2021 (shihni tabelën e mëposhtme).
Ndër votuesit e Këlliçit nuk dallohet ndonjë e papritur statistikore – 90.2% e tyre kanë votuar për PD-AN në zgjedhjet e fundit parlamentare (prill 2021), ndërsa 6.5% për LSI-në (shihni tabelën e mëposhtme).

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit