Home Forum Sot 77 vjetor...

Sot 77 vjetori i Kryengritjes së Postribës!

51
0
Nga Sali Berisha-
Sot 77 vjetori i Kryengritjes së Postribës!
Të dashur miq,
si sot 77 vite më parë, natën e 9 shtatorit të vitit 1946, banorët anti-komunist, trima e guximtar të Postribës, të organizuar dhe udhëhequr nga tribuni i lirisë, Osman Haxhia u ngritën me kurajo epike në kryengritjen e parë dhe më të fuqishme anti-komuniste të kohës, sulmuan forcat pushtuese komuniste, për çlirimin e qytetit të Shkodrës.
Qëllimi i kryengritësve ishte çlirimi i Shkodrës, kryeqendrës së veriut të Shqipërisë nga pushtimi i egër, terrori mizor, që Hitleri shqiptar i Pas Luftës Enver Hoxha, po ushtronte në qytetin dhe qarkun e Shkodrës, me falangat kriminale terroriste të drejtuara nga vrasësi seria, Mehmet Shehu.
Në betejën e tyre për liri dhe dinjitet njerëzor, kundër sundimit të egër primitiv të etërve xhelat të pushtetarëve të sotëm, ranë në përleshjet me forcat terroriste komuniste ose u ekzekutuan pa gjyqe apo u burgosen nga këto falanga, qindra luftëtarë lirie.
Duke u përulur me mirënjohjen më të thellë para veprës së ndritur dhe martirizimit të kryengritësve të Postribës, shpreh bindjen më të thellë se nderimi më i madh për sakrificën e tyre sublime e të pavdekshme, është përmbysja sa më parë e narko-shtetit dhe regjimit të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen të Edi Ramës dhe bastardëve të tjerë, të etërve barbar që ushtruan gjenocid ndaj Postribës, Shkodrës dhe kombit shqiptar.
Nderim përjetë martirëve të kryengritje së Postribës! sb

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit