Home Aktualitet Sot në ditën ...

Sot në ditën e 1 majit 30 veta protestuan, ndërsa mijëra punëtorë drekuan!

265
0

Sot në Ditën e 1 Majit, pak veta protestuan për të drejtat e tyre, ndërsa mijërat e tjerë sipas traditës së keqe komuniste dolen dhe festuan nëpër restorante.

Kryeministri Rama u kujdes t’ju kujtonte punëtorëve se duhet të kalojnë një të dielë të qetë. Ja se çfarë postoi kryeministri sot:“Me falenderimin nga zemra për të gjithë njerëzit e punës që bënë realitet projektin e rindërtimit, pa të cilët nuk do mund t’u kthenim dot buzëqeshjen familjeve të prekura, ju uroj të diel të qetë”.

Pra larg protestave!

Kurse Presidenti Meta postoi mesazhin:

“1 Maji nuk mund të jetë thjeshtë një ditë feste, por një ditë reflektimi për të gjitha ditët dhe kushtet e punës në Shqipëri.
Puna jo e mirëpaguar, pa kontratë të rregullt dhe kontribute pensioni, pa sigurim shëndetësor dhe të drejta për pushim me pagesë e zhvesh punëtorin nga dinjiteti dhe e vendos në një marrëdhënie shfrytëzimi.
Kjo situatë duhet të marrë fund!
Pasojat e rënda dhe afatgjata të pandemisë dhe luftës në Ukrainë, në veçanti rritja abuzive e çmimeve, e shtrojnë më me forcë këtë domosdoshmëri, në veçanti për rritjen e pagës minimale, garantimin e kushteve në vendin e punës dhe të çdo të drejte që siguron mirëqenie dhe drejtësi sociale.
Të dëgjojmë me përulësi zërin e punëtorëve!” (Ilir Meta)

May be an image of 12 people, outdoors and text

Në Tiranë, grupime punëtorësh dhe studentësh protestuan sot me rastin e 1 Majit. Ata kërkuan respektim të të drejtave të punëtorëve, përmirësim të pagave dhe kushteve të punës si dhe më shumë punësim për të rinjtë.

Organizata të punëtorëve dhe të rinjve protestuan sot në Tiranë, duke kërkuar trajtim dinjitoz të punëtorëve dhe uljen e papunësisë.

Ata marshuan nga sheshi Skënderbej në shëtitoren Dëshmorët e Kombit dhe qëndruan në sheshin para selisë së qeverisë, duke hedhur parrulla për rritje të pagave dhe përmirësim të kushteve të punës.

Folësit theksuan kushtet e rënda të punës në firmat e rrobaqepësisë, në miniera, ndërtim e shërbime, ku pagat janë të ulëta dhe puna e ditës së shtunë është bërë normale.

Sipas sondazheve edhe studentët janë skeptikë për punësimin.

“Minatorët punojnë në kushte të rrezikshme me paga të papërfillshme, gratë dhe vajzat fasoneritë punojnë edhe të shtunave me paga e kushte të dobëta, ndonëse prodhojnë veshje të shtrenjta. Shqipëria ka 123 mijë studentë, por shumica dërrmuese e tyre pohon se nuk ka shpresë se do të gjejnë punë në profesion. Puna e tyre nëpër call centera nuk është më një sakrificë e përkohshme, por është një burgator i përhershëm. Një në dy të rinj sot duan të largohen nga vendi” – thotë pedagogu Arlind Qori, veprimtar i shoqërisë civile.

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) ka vlerësuar se papunësia në Shqipëri është tipar i njerëzve të shkolluar, derisa 70 për qind e të papunëve janë me arsim të lartë.

Nga ana tjetër, shumë njerëz bëjnë punë që nuk përputhen me nivelin e tyre arsimor, por shumë punëdhënës ankohen se e kanë vështirë të gjejnë punëtorë me aftësitë e duhura për të zgjeruar bizneset e tyre, gjë që tregon për një shkëputje të ndjeshme midis botës së arsimit dhe botës së punës.

Sipas INSTAT shkalla e punësimit në Shqipëri është mbi 60 për qind, ndërsa shkalla e papunësisë është mbi 11 për qind, ndërsa studiues të pavarur vlerësojnë se papunësia reale është shumë më e lartë se shifrat zyrtare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit