Home Aktualitet Sot nisi zyrt...

Sot nisi zyrtarisht fushata, kryetarja e AMA-s takim me përfaqësueset e OSBE/ODIHR-it

35
0

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi u takua me përfaqësueset e OSBE/ODIHR-it nga Misioni i Vëzhgimit për Zgjedhjet, Giovana Maiola, analiste e medias, dhe Ružica Jovanović specialiste e medias, ku në fokus të takimit ishin përgatitjet nga AMA për procesin e monitorimit të mbulimit të fushatës elektorale nga OSHMA-të, për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Krasniqi informoi përfaqësueset e OSBE/ODIHR-it me angazhimin konkret të Autoritetit, për bashkëpunimin me KQZ-në, për trajnimin e monitoruesve që do të pëfshihen në proces, për njoftimet kujtesë që ka adresuar tek OSHMA-të për nevojën e respektimit të standardeve dhe kërkesave të Kodit Zgjedhor etj.

Duke iu përgjigjur interesimit të Maiola dhe Jovanović, kryetarja e AMA-s prezantoi dhe përpjekjet që po bën prej më shumë se një vit e gjysmë institucioni në bashkëpunim dhe me përfaqësinë e Këshillit të Europës në Shqipëri, për përmirësimin e infrastrukturës teknike dhe teknologjike të monitorimit.

Ky element do të ndikojë në përmirësimin rrënjësor të performancës së AMA-s për proceset zgjedhore, por dhe për realizimin e angazhimeve të përditshme të monitorimit dhe shqyrtimit të përmbajtjeve të transmetuara audio/audiovizive.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit