Home Aktualitet Sot, protestë...

Sot, protestë para Kryeministrisë në orën 16:00

225
0

Siç është paralajmëruar sot në orën katër pasdite në bulevardin para Kryeministrisë do të zhvillohet protestë kombëtare e thirrur nga ish-kryeministri Berisha dhe PD-ja, e cila ka shkarkuar Lulzim Bashën.
Ndërkohë policia e shtetit ka marrë masa këtë paradite në të gjitha akset rrugëve kryesore duke kontrolluar çdo makinë. Po kështu kontroll të veçantë ka në pikën doganore të Morinës në Kukës nga frika e dyndjes kosovare për në Tiranë kundër presidentit serb që është i ftuar sot nga kryeministri Rama.
Po kështu policia në Tiranë pas orës 15.00 do të bllokoje hyrjet që të çojnë në Bulbardin kryesor të Tiranës si dhe rrugës për te selia e PD.
Sipas palës organizatore, PD, se drejtuar nga ish-kryeministri Berisha mendojnë se në sheshin para kryeministrisë dhe në Bulevardin kryesor do jenë më shumë se 50 mijë protestues.
Në Tiranë janë thirrur për ndihmë edhe 5 mijë trupa të tjerë policore nga rrethet.

Protesta do të jetë paqësore, siç thonë organizatorët, por duan masivitet për ti treguar qeverisë se duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare si dhe për ti treguar presidentit serb se nuk ka “Open Balkan”, por vetëm integrim në BE.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit