Home Bota Sot raundi i ...

Sot raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare në Greqi! Sondazhet nxjerrin fitues Mitsotakis

67
0

Sot do të vendoset nëse vendi pas dy garash dhe gati 30 ditësh pa qeveri do të ketë një qeveri të fortë dhe të qëndrueshme apo nëse do të hyjë në aventura kombëtare të paparashikueshme.

Sot grekët u janë drejtuar kutive te votimit, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të 21 majit, në të cilat konservatorët që fituan bindshëm me 20 pikë diferencë nga të Majtët, nuk mundën të siguronin shumicë parlamentare për shkak se u zhvilluan me sistemin e thjeshtë proporcional.

Kyriakos Mitsotakis nga Partia Demokracia e Re dhe njëkohësisht kryeministri aktual i vendit pritet të marrë një tjetër mandat për të qeverisur vendin.

Alexis Tsipras, kreu i partisë së majtë Syriza i cili ka qenë kryeministër i Greqisë nga viti 2015 deri në vitin 2019 duket se tani më po lufton për mbijetesë politike, pasi rezultatet e 21 majit treguan se Demokracia e Re arriti të merrte dhe disa nga bastionet më të rëndësishme të së majtës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit