Home Aktualitet SPAK kërkon 1...

SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kreun e Kushtetueses. Priten arrestime VIP!

946
0

Prokuroria e Posaçme kërkon një vit burg për Bashkim Dedën, ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese. Por në zbatim të nenit 59, kërkohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen në shërbim prove për 2 vite. Dedja akuzohet nga SPAK për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Sipas Prokurorisë, ish-kreu i Kushtetueses ka fshehur në deklarime një apartament të ndodhur në kompleksin “Ormars”, Kryemëdhenj, Golem.

Gjithashtu, ai ka bërë deklarim të rremë të burimit të krijimit të apartamentit në Tiranë me sipërfaqe 146 m2, lidhur me një hua të marrë nga kunati i tij. Por 10 mijë euro të marra hua nga Bashkim Dedja sipas SPAK, nuk justifikohen nga personi që ia ka dhënë.

Ndërkohë mësohet se SPAK-u po bën gati disa arrestime të rëndësishme nga bota e politikës. Disa dosje janë nën hetim prej muajsh e ku duket se tek njeri “peshk” i madh po hedhin rrjeten për ta dërguar afër qelisë së Lefter Kokës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit