Home KRYESORE SPAK sekuestr...

SPAK sekuestron vilën e ish-gruas së Arben Ahmetajt në Palasë. Firmoset kërkesa drejtuar parlamentit për heqjen e imunitetit

1224
0

Dosja e ish-zv/kryeministrit të PS-së, Arben Ahmetaj po merr rrjedhë tjetër. SPAK fillon operacionin e sekuestrimit të pasurive të Arben Ahmetaj ose personave të lidhur me të.

SPAK ka sekuestruar vilën në Palasë të ish-bashkëshortes së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt.

Mësohet se dera e vilës në Palasë është hapur me forcë nga zjarrfikësja, ndërsa janë sekuestruar sende personale dhe disa dokumente që besohet se janë të rëndësishme për hetimin.

Vila në pronësi të Manckës është kontrolluar edhe më herët nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Veprimet e BKH-së janë kryer me mbështetje të policisë së Vlorës.

SPAK po heton Ahmetajn për “korrupison”, “fshehje pasurie” dhe “pastrim parash”.

Ndërkohë burime shumë konfidenciale tregojnë se shefi i SPAK, Altin Dumani, një njeri jashtë klaneve politike dhe i rreptë në luftën ndaj korrupsionit, ka firmosur kërkesën drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit të deputetit Arben Ahmetaj.

Nëse ndodh që parlamenti e voton heqjen e imunitetit burimet thonë se fletë arresti është gati ndaj ish numrit dy të qeverisë Rama.

Në PS ka frikë se mos Arben Ahmetaj ka ruajtur dokumenta komprementuese ndaj qeverisë ku ishte si zv/kryeministër.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit