Home Bota Spanja shënon...

Spanja shënon nivelin historik më të ulët të papunësisë nga viti 1996

8
0

Ministria e Punës në Spanjë ka thënë të mërkurën se shkalla e papunësisë në këtë shtet ka rënë në nivel historik, prej kur ka nisur mbledhja e të dhënave më 1996.

Numri i personave të regjistruar si të papunë ka rënë për 129,378 muajin e kaluar, ndërsa në prill për 39,012.

Shifra e të papunëve aktualisht arrin në 3.78 milionë. Të dhënat kanë treguar se shifra e personave të papunë ka rënë në të gjitha fushat, përfshirë industrinë e prodhimit, bujqësinë dhe ndërtimin. Edhe shifra e personave të papunë të moshës nën 25 vjeç ka rënë për 9.27 për qind, në krahasim me muajin paraprak.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit