Home Aktualitet Spartak Ngjel...

Spartak Ngjela: Kosova po shkruan historinë!

35
0
Nga Spartak Ngjela-
Shqiptarët dhe Shqipëria, në historinë e tyre të gjatë, kanë shpëtuar nga vitaliteti i etnisë së vet, me një histori heroike, si asnjë popull tjetër në botë.
Dhe ja çfarë ka thanë Gjergj Fishta me fjalimin e tij në Lidhjen e kombeve: “Kaluen po pushtuesit mbi Shqipni, por nuk qenë kurrë zotnuesa mbi shqiptarë. Ashtu si ai cubi, i cili hyn tinës dhe me trathti në shtëpinë e qytetarit të paqtë e, si shtjen mbrenë drojen dhe pshtjellimin, del jashtë pa mundun kurrë me thanë se ka sundue aty mbrendë: njashtu hynë pushtuesit e huej në Shqipni pa mujtë kurrë me i shtrue dhe me i zotnue shqiptarët. E mos kujtoni, zotni, se unë këtu jam tuj ju thanë sende të cilat mos t’i kenë vu re edhe shkrimtarë të huej me vlerë. Kështu, fjala vjen, e ndritshmja Miss Durham, thotë në nji libër të vetin mbi Shqipni :
“Pushtime të hueja janë përshkue mbi komb shqiptar, por të gjitha kanë kalue pa lanë kurrfarë gjurme, si ujët që rrëshqet mbi shpinë të rosës” (Gjerg Fishta)
I.
Dhe në fakt, kjo është historia e vërtetë e popullit shqiptar, derisa ai krijoi shtetin e vet të parë: Shqipërinë.
Por tani ka krijue edhe të vetin shtet të dytë: Kosovën.
E pra, po më tej, si do të ecet?
Shqiptarët kanë ende për të marrë, sepse, siç thotë Miss Durham: pushtimet e hueja… kanë kalue pa lanë gjurmë, si ujët që rrëshqet mbi shpinë të rosës.
Dhe ka edhe në Serbi ende toka të banuara me shqiptarë etnikë, edhe në Greqi, që është Çamëria – e gjitha shqiptare.
Por ka edhe në Mal të Zi.
E pra, procesi vijon…
II.
Dhe kjo është e vërteta që gëzojmë ne sot, pavarësisht të të shiturve që drejtojnë Shqipërinë.
Asgjë nuk do të bëjnë dot këta të shitur, që shërbejnë kundër Shqipërisë për të fituar diçka, nga Beogradi, Athina dhe Moska, por që, pikërisht për këtë, tani po shkojnë drejt burgut.
Por, a jemi ne të sigurt për këtë?
Po… të gjithë do të shkojnë drejt burgut, se kanë shitur interesin kombëtar dhe kanë vjedhur shqiptarët e i kanë lënë në varfëri, në një.kohë që, tani, rroga me e ulët, me ligj, duhej të ishte caktuar 1000 Euro, rroga e mesme 1600 Euro dhe ajo e larta 2500 Euro në muaj.
Por, këtu na duhet të pyesim?
Pse, kot na i ka formuar SPAK -un Amerika? Ja, kjo është prova e garancisë, dhe ky është shpëtimi ynë si popull.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit