Home KRYESORE Spektakël me ...

Spektakël me 7 gola në gjysmëfinalen e parë të Championsit, City mund Realin 4-3 (VIDEO)

552
0

Manchester City dhe Real Madrid kanë dhuruar një ndeshje magjike në Etihad Stadium, në gjysmëfinalen e parë të Championsit që u mbyll me shifrat 4-3. Ishte një duel fantastik që dhuroi pafund emocione.

Skuadra e Guardiolës e nisi në mënyrën më të mirë duke shënuar dy gola në 11 minutat e para me de Bruyne dhe Gabriel Jesus. Reali rihapi gjithçka me Benzema që nuk fali brenda zonës.

Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat, ndërkohë që e dyta do të ishte po aq e bukur. Foden shënoi golin e tretë me kokë në minutën e 53-të, por Vinicius Junior ju kundërpërgjigj dy minuta më pas.

Bernardo Silva shënoi super gol, por Reali reagoi sërish me Benzema nga pika e bardhë me gol.

Pra 4-3 ndeshja e parë në Angli.

Finalisti i këtij edicioni do të vendoset në Bernabeo, pas një jave, shpresoj sërish me “shi” golash.  /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit