Home POLITIKE Spiropali: Ja...

Spiropali: Jam e paqartë se kush është lideri i PD. Kanë mbetur tek individi i mbyllur në shtëpi

84
0

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali thotë se arsyet e situatës së krijuar në Kuvendin mund t’i gjenden veç tek individi sot i mbyllur në shtëpi, duke iu referuar Sali Berishës, tashmë nën masën ”arrest shtëpie”.

“Arsyet e kësaj situata i gjejmë te individi i mbyllur sot në shtëpinë e tij. Nuk e di se sa metra katrorë e ka. Dhe refuzon që hallin e tij juridik, mos ta transferojë në kurriz të opozitës. Në këtë fazë të procesit të negociatave, ne kemi nevojë që të gjithë aktorët të bëjnë një diskutim se çfarë do të thotë që Shqipëria të çelë negociatat.

Nuk e kemi ngritur ende nivelin e diskutimit parlamentar. A duhet ta kalonim ne buxhetin e shtetit? Si i konsideroni ju deputetët e opozitës që bllokojnë sallat dhe nuk lejojnë zhvillimin e komisioneve. Këto janë vepra penale. Nuk i ndjekim ne penalisht. Ka institucione të tjera që e bëjnë këtë. Jam e paqartë se kush është lideri i tyre. Nuk është çështja ime, por e gjykatës. Disa individë pretendojnë se janë liderë të PD”, tha ministrja Spiropali.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit