10 klubet që kanë investuar më keq në merkato, 9 prej tyre janë angleze (FOTO)

Disa klube kanë bërë investime të mëdha në vitet e fundit, por që nuk kanë pasur rezultate shumë të mira. Lista e 10 ekipeve që kanë bërë më shumë gabime në merkato nga sezoni 2018-19, përbëhet nga plotë 9 skuadra angleze dhe vetëm një ekip italian, Juventus.

Raporti është publikuar nga Observatori i Futbollit, CIES. Bëhet fjalë për shpenzimet dhe të ardhurat nga 100 ekipet më aktive në pesë vitet e fundit.

Chelsea është skuadra më e keqe, me 665 milionë paund me bilanc negativ. Në vendin e dytë qëndron Manchester United, e pasuar nga Arsenali. Juventusi gjendet në vendin e 9-të me 299 milionë paund humbje, ndërkohë që 10-shen e kompleton Liverpooli. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Chelsea ka rrjetën më të keqe të shpenzuar në pesë sezonet e fundit

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?