10 kuriozitete për Salah/ E nisi si mbrojtës krahu dhe refuzoi një rezidence dhuratë

Mohamed Salah është futbollisti më në formë i momentit në Europë. Sulmuesi i Liverpulit ka treguar kualitetin e tij të pabesueshëm në gjysmëfinalen e parë ndaj Romës duke shënuar dy gola dhe duke dhënë dy asist për shokët e ekipit. Në këtë sezon, ai ka shënuar më shumë se të gjithë të tjerë, 43 gola në total. Po le t’u njohim me 10 kuriozitete rreth yllit egjiptian.

  1. Salah nënshkroi kontratën e tij të parë si futbollist profesionit në moshën 14-vjeç- Me ekipin e Al-Mokaulon, ose siç njihet ndryshe si Arab Contractors. Salah nuk ka pasur aspak një fillim të lehtë në futboll. “Fareoni” siç njihet ndryshe, ka treguar në një intervistë për UEFA-n se merrte 3, 4 ose 5 autobusë për të shkuar në stërvitje dhe për t’u rikthyer në shtëpi.
  2. E filloi karrierën si mbrojtës krahu- Trajneri i parë i Salah, e ka aktivizuar në krahë, ndërkohë që pas një fitoreje 4-0, ai nuk shënoi dhe nisi që të qante. Al Shesheni, trajneri i tij, i premtoi se do t’i ndryshonte pozicionin duke u bazuar te shpejtësia e tij dhe pasioni për të gjetur golin.
  3. Mbajti të veshur fanellën me numër 74 te Fiorentina. Salah donte që të nderonte 74 viktimat e luftimeve në “Port Said stadium” në vitin 2012, mes përkrahësve të Al-Ahly dhe Al-Masry. Gjatë kohës së tij kur ishte pjesë e Fiorentinës, ai mbajti mbi shpinë numrin e viktimave.
  4. Ai ka një shkollë me emrin e tij- Guvernatori i Gharbiya ndryshoi emrin e shkollës në të cilën ai ishte lojtar në Basioun të Institutit Industrial Mohamed Salah. Sulmuesi i Liverpulit gjithashtu ka një qendër rinore në emër të tij në Nagrig.
  5. Babai i tij nuk donte që ai të luante futboll- Babai i Salah nuk e pa me sy të mirë faktin që djali i tij ishte një lojtar futbolli dhe pretendonte të fokusonte të ardhmen e tij në fe.
  6. Fali një hajdut- Sipas një rrëfimi që ka bërë për UEFA-n, një hajdut hyri në shtëpinë e familjes së tij dhe futbollisti bindi babanë e tij që të mos ta denonconte. Madje Salah i dha para dhe e ndihmoi për të gjetur një punë.
  7. Refuzon një rezidencë- Pasi shënoi penalltinë që i dhuroi Egjiptit kualifikimin për në Kupën e Botës, pas një mungese prej 28 vitesh, Mamdou Abas, biznesmen dhe ish-president i Zamalek, i dha atij një rezidencë si shpërblim. Sulmuesi e refuzoi dhe i kërkoi që t’i dhuronte paratë nga shitja e tij për Nagrig, qytetin e tij.
  8. Ai u tërhoq nga ushtria- Gjatë fazës kur Salah ishte pjesë e Çelsit, ai duhet që të linte Blutë e Londrës për të kryer shërbimin ushtarak, ndërkohë që leja e qëndrimit të tij skadoi për shkak të një programi arsimor. Kryeministri i Egjiptit, ministri i arsimit dhe trajneri u takuan për të zgjidhur problemin. Dy ditë më vonë, Salah u largua nga ushtria.
  9. Apple i ka dhuruar një Iphone- Kompania telefonike njohu rolin e mirë të Salah me përzgjedhjen e faraonëve dhe i dha atij si çmim një Iphone 7 me inicialet e tij dhe emri i tij të plotë, i regjistruar pas shënimit të një golit ndaj Ganës.
  10. Idhulli i tij është Zinedine Zidane- Egjiptiani admiron trajnerin e Realit të Madridit edhe pse ai është njohur me emra të mëdhenj si Ronaldo dhe Toti. /Rozalb Lika- Koha Jonë/

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?