FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

10 më të paguarit në Europë, Messi merr sa dyfishi i Ronaldos

Lionel Messi ka përfitimet më të larta mujore se çdo lojtar tjetër në Evropë. Argjentinasi përfiton pothuajse sa dyfishin e parave që merr Cristiano Ronaldo, ndërsa në vend të tretë renditet Antoine Griezmann. Ky material është zbuluar nga francezja L’Equipe, që ka përllogaritur të ardhurat mujore të lojtarë, pa përfshirë taksat që derdhin në shtetin ku ushtrojnë profesionin e tyre.

  1. Lionel Messi (Barcelona): 8.3 milionë euro
  2. Cristiano Ronaldo (Juventus): 4.7 milionë euro
  3. Antoine Griezmann (Atletico Madrid): 3.3 milionë euro
  4. Neymar (PSG): 3.1 milionë euro
  5. Luis Suarez (Barcelona): 2.9 milionë euro
  6. Gareth Bale (Real Madrid): 2.5 milionë euro
  7. Philippe Coutinho (Barcelona): 2.3 milionë euro
  8. Alexis Sanchez (Manchester United): 2.3 milionë euro
  9. Kylian Mbappe (PSG): 1.7 milionë euro
  10. Mesut Ozil (Arsenal): 1.6 milionë euro

La Liga mban rekord për të ardhurat e lojtarëve, në 10-të të parët, 5 janë nga kampionati spanjoll, ndërsa nga Seria A është vetëm Ronaldo i Juventusit. Dy janë nga Franca dhe dy nga Anglia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?