10-vjeçari theyn rekordin Michael Phelps në not

Një notar 10-vjeçar me emrin Clark Kent ka thyer një rekord që u mbajt nga Michael Phelps për 23 vjet rresht.

10-vjeçari Clark njihet ndryshe me nofkën “Superman” dhe djali filipino-amerikan theu rekordin e vendosur nga Phelps në kategorinë 100 metra stil flutur.

Michael Phelps i kishte bërë 100 metra not për 1: 10.48 minuta në vitin 1995, ndërsa i vogli Clarke i bëri për 1: 09.38 minuta, duke vendosur rekordin e tij në kampionatin e Long Western Long Course, Kaliforni, njoftoi CNN.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç kohës rekord, Clark fitoi vendin e parë për të gjitha kategoritë e notit në të cilat garonte, duke fituar 7 medalje të arta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një klasë e pestë, Clark tha se ai filloi të notojë në moshën vetëm tre vjeçare dhe ka ëndërruar të thyejë rekordin e Phelps që kur filloi të notonte në mënyrë konkurruese në moshën shtatë vjeçare.

Tashmë Clark është i përkushtuar për t’u bërë konkurrent i denjë në Olimpiada dhe pse jo të thyejë rekordet e Phelps për numrin e medaljeve, plot 23 medalje të arta olimpike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?