11 adoleshentët që premtojnë të bëhen yje
Asnjëri prej tyre nuk e ka kaluar moshën e adoleshencës, por kanë arritur të gjejnë një vend në futbollin e të rriturve. E ndërsa viti i ri afron, të gjithë tifozët e futbollit në botë presin se kush do të jetë Kylian Mbappe i ri.
Houssem Aouar
Një nga prodhimet e fundit të akademisë së Lyon. Mesfushori 19-vjeçar ka treguar që këtë vit se mund të jetë një organizator i talentuar, por edhe i fortë në fazën mbrojtëse. Jo më kot ia ka vënë syrin Barcelona.
Dayot Upamecano
Edhe pse nuk ka luajtur asnjëherë në vendlindje si profesionist, mbrojtësi francez është përmirësuar ndjeshëm që kur kaloi te RedBull Salzburg. I marrë në janar nga Leipzig, 19-vjeçari është futur me forcë në formacion pasi ka gjithçka që një trajner kërkon nga një mbrojtës modern.
Phil Foden
Mjafton fakti që e pëlqen Pep Guardiola. Mesfushori 17-vjeçar po luan gjithnjë e më shumë në mesfushën e mbushur me yje të Manchester City-t, sidomos pasi ndihmoi Anglinë të fitonte Kupën e Botës U-17 këtë vit.
Kai Havertz
Organizatori i ri i Bayer Leverkusen po mahnit të gjithë me fantazinë dhe vizionin për lojën, duke luajtur edhe në Champions League. Liverpool ka treguar interes, duke e ftuar në stërvitjet e tyre 18-vjeçarin.
Dan-Axel Zagadou
Vetëm 18-vjeç, por francezi po merr komandën e mbrojtjes së Borussia Dortmund pas u ble nga të rinjtë e PSG.
Ryan Sessegnon
Vetëm 17-vjeç, por ylli i Fulham pritet të bëhet protagonist i vitit 2018 pasi ka tërhequr interesin e Liverpool, Manchester United dhe Tottenham.
Jann-Fiete Arp
Golshënues i rregull me skuadrat e moshave të Gjermanisë, 17-vjeçari ka arritur të luajë rregullisht edhe me Hamburgun. Prej tij priten gjëra të mëdha.
Carles Alena
Guardiola, Xavi, Iniesta, dhe tani Alena. 19-vjeçari pritet të jetë bosi i ri i mesfushës së katalanasve kur mjeshtri Iniesta të lërë futbollin. Të gjithë te Barcelona janë të emocionuar për të.
Justin Kluivert
Është e vështirë të ndjekësh hapat e babait, sidomos kur ai është një prej legjendave të futbollit, si Patrick Kluivert. Por edhe pse nuk luan qendërsulmues, 18-vjeçari premton për një të ardhme të madhe.
Ethan Ampadu
Chelsea zakonisht i shpërndan në formë huazimi talentet, por fakti që 17-vjeçari ka qendruar me skuadrën e parë dhe ka deburuar në Premier League thotë mjaftueshëm. Sidomos kur mendon se opsionet në mesfushë nuk mungojnë. Pa dyshim adoleshenti ka të ardhme me blutë dhe me Uellsin.
KOHA JONË SONDAZH

