11-shen e javës në Champions, dominojnë Barça e Atletico

Barcelona, Porto, Atletico Madrid dhe Juventus ishin 4 skuadrat që buzëqeshën në sfidat e para cerekfinale të Championsit. Katalanasit e Luis Enriques hipotekuan kualifikimin në gjysmëfinale me fitoren 3-1 në “Parc des Prince” përballë Paris  Saint Germain, ndërkohë një rezultat fantastik arriti edhe Porto që në “Do Dragao” kaloi po 3-1 Bayernin e Mynihut. Juventusi gjithashtu hodhi një hap të madh drejt kualifikimit me suksesin 1-0 në Torino përballë Monacos, ndërkohë që edhe pse nuk ka siguruar ende asgjë rezultati 0-0 i sigluar në “Vicente Calderon” i jep shanse të mira Atleticos së Madridit përsa i përket cështjes së kualifikimit edhe pse Los Colchoneros duhet të arrinë minimalisht një barazim me gola në sfidën e kthimit në Bernabeu ndaj Realit.

Paraqitja e këtyre 4 skuadrave nuk mund të mbetej pa u vlerësuar as nga UEFA që në 11-shen më të mirë të sfidave të para cerekfinale ka përfshirë një pjesë të madhe të futbollistëve të këtyre ekipeve. Kështu si portierin e javës, UEFA ka zgjedhur sllovenin e Atleticos, Jan Oblak. Ky i fundit priti gjithcka që i doli përpara në ndeshjen ndaj Realit dhe e meriton të jetë portieri më i mirë i sfidave të para cerekfinale. Mbrojtja përbëhet nga Sergio Ramos dhe Diego Godin në qëndër. Të dy lojtarët zhvilluan në një ndeshje të madhe në “Vicente Calderon” duke mos u lejuar aspak hapsira sulmuesve kundërshtarë. Për të mos lënë jashtë 11-shes më të mirë të javës një lojtar si Mascherano, UEFA e ka vendosur argjentinasin në krahun e djathtë të mbrojtjes edhe pse ky i fundit ndaj Parisit luajti si qëndërmbrojtës.

Mascherano me pasimin e tij perfekt i dha mundësinë Luis Suarezit të realizonte edhe golin që i coi shifrat në 0-3, në takimin e “Parc des Princes”. Në krahun e majtë më i miri i javës është përzgjedhur braziliani i Atleticos, Siqueira. Mesfusha përbëhet nga Arturo Vidal autori i golit të vetëm të Juventusit në sfidën ndaj Monacos, Sergi Busquets i Barcelonës, dhe Thiago Alcantara që me finalizimin e tij mbajti gjallë shpresat e Bayernit për një kualifikim të mundshëm ndaj Portos. 4-3-3 i UEFA-s kompeltohet me treshen sulmuese ku përfshihen Luis Suarez dhe dyshja e Portos Ricardo Quaresma- Jackson Martinez. Uruguaiani ishte më miri për Barcelonën në fitoren ndaj PSG duke realizuar 2 gola, ndërsa Quaresma dhe Martinez me paraqitjen e tyre fantastike fundosën një skuadër të madhe si Bayerni.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?