FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

12 gola në 8 ndeshje, Haaland i jep fitoren e radhës Dortmundit (VIDEO)

Borussia vijon formën shumë të mirë në Bundesligë. Skuadra e Favre fitoi 2-0 në transfertën ndaj Werder Bremen, duke ruajtur hapin e Bayernit. Pjesa e parë dhuroi emocione, por asnjë prej skuadrave nuk mundi që të shënonte.

Në fillimin e pjesës së dytë Zagadou zhbllokoi duelin në minutën e 52-të pas një asisti të Sancho. Në këtë ndeshje nuk kishte si të mungonte edhe kontributi i Haaland, i cili realizoi një gol fantastik, duke devijuar një pasim nga Hakimi.

19-vjeçari ka një ritëm të frikshëm, teksa ka shënuar 12 gola në 8 ndeshje me verdhezinjtë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?