14 sfidat që do të vendosin fatin e Premier League

Tottenham i dha fund serisë prej 13 ndeshjesh pa humbje për Chelsean, por më shumë se rekordin i Bluve, skuadra e Pochetinos ndali rrugëtimin e djemve të Antonio Contes drejt titullit, duke injektuar sërish rivalitet për vendin e parë të Premier League. Liverpooli i vendit të dytë mbetet 5 pikë më pak, ndërsa Tottenham dhe Manchester City ndjekin me 7 pikë më pak. Deri në fund të sezonit çdo 90 minutësh do të jetë shumë i rëndësishëm në garën e titullit, por në veçanti janë 14 sfida që mund të rezultojnë vendimtare. Fillimisht Liverpool udhëton drejt “Old Trafford” ashtu si edhe Chelsea që do të vizitojë shtëpinë e Manchester United, ndërsa në 21 Janar, Manchester City pret Tottenham.

Një duel mjaft i nxehtë do të jetë edhe ai mes Liverpool e Chelseat në 31 Janar dhe janë pikërisht blutë që 4 ditë më vonë presin në “Stamford Bridge” Arsenalin për derbin e Londrës. Nuk ka pushim as për Liverpoolin që e presin dy muaj zjarri pasi në 11 Shkurt, të besuarit e Jurgen Klopp presin Tottenham, ndërsa në fundin e muajit të dytë të vitit 2017, “Etihad Stadium” hap dyert për derbin e Manchesterit që do të vendosë jo pak për fatet e këtij sezoni. Në 18 ditët e para të Marsit, Liverpooli do të ketë sërish një kalendar të fortë me Arsenalin që do të vizitojë qytetin-port, ndërsa në 18 Mars “The Reds” sfidojnë Manchester City-n që do të vazhdojë kalendarin me dy sfida të rëndësishme kundër Arsenalit dhe Chelseat në transfertë. 4 duelet e fundit që mund të vendosin shumë për fatet e titullit janë Manchester United-Chelsea, Tottenham-Arsenal, Arsenal-Man. United dhe në datën 13 Maj Tottenham do të presë Manchester United në “White Heart Lane”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?