2 gola për 3 minuta, Uzuni dhuron spektakël në Spanjë (VIDEO)

Myrto Uzuni po kalon një formë të jashtëzakonshme. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar dy herë brenda 3 minutash.

Në minutën e 10 sulmuesi kuqezi hapi serinë e golave, ndërsa në të 13-ën shënoi edhe të dytin për Granadën, duke konfirmuar se është pikërisht ai lideri i skuadrës.

Me dopietën ndaj Andorrës, Uzuni ngjitet përkohësisht në kuotën e 14 golave, duke kryesuar me meritë dhe bindshëm renditjen e golashënuesve të Segunda Division në Spanjë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?