26 gola në 22 ndeshje, Haaland “i lë targën” Kun Agueros
Erling Haaland kërkon të thyejë të gjitha rekordet. Sulmuesi norvegjez ka shënuar mbrëmjen e djeshme golin e 26-të në Premier League gjatë këtij sezoni në vetëm 22 ndeshje.
Ai ka arritur numrin e golave të shënuar nga Sergio Aguero në gjithë sezonin 2014-2015. Një shifër e frikshme për sulmuesin e City-it, i cili këtë sezon me shumë mundësi do e kalojë shifrën e 30 golave dhe pse jo të vendosë rekorde të tjera në Premier League.
Me të në fushën e lojës Guardiola, ka garanci se golat do të vijnë në çdo mënyrë apo pozicion. /R.Lika-Koha Jonë/
26 – Erling Haaland has scored 26 goals in the Premier League this season, the joint-most by a Manchester City player in a single campaign in the competition, alongside Sergio Agüero in 2014-15. Cheat-code. pic.twitter.com/n6ZOSvO0DB
— OptaJoe (@OptaJoe) February 15, 2023
KOHA JONË SONDAZH

