FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

3 futbollistët që janë “skuqur” më shumë në Champions League, dy prej tyre ende aktiv

Champions League do të rikthehet sonte në mbrëmje me ndeshjet e para të fazës së grupeve. Më poshtë do ju sjellim dhe një statistikë shumë interesante për futbollistët që janë ndëshkuar më shumë me karton të kuq në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. Ata janë tri lojtarë të njohur me nga katër kartonë të kuq secili, ndërkohë që dy prej tyre janë ende aktiv në futboll.

I pari është Sergio Ramos. Ish-kapiteni i Realit u përjashtua për herë të parë në 2005, në paraqitjen e tij të dytë në këtë kompeticion, më pas në 2010 kundër Ajax, në 2013 kundër Galatasaray (e kuqe e drejtpërdrejtë) dhe e fundit ishte në shkurtin e vitit 2020 kundër City-it.

Një tjetër futbollist ende aktiv që është ndëshkuar shumë është Zlatan Ibrahimovic. Kartoni i parë i kuq në 2005, me fanellën e Juventusit, kundër Bayernit, ndërkohë që ju përsërit edhe në 2006, me fanellën e Interit. Dy kartonët e tjerë të kuq erdhën me fanellën e PSG, në 2013 dhe 2015.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër futbollistë me katër karton të kuq është dhe Edgar Davids . Pitbull u përjashtua për herë të parë në vitin 2000, me fanellën e Juves (kundër Hamburgut), ndërkohë që mori sërish kundër Celticnë po të njëjtin grup. Dy kartonët e tjerë të kuq erdhën në 2002 kundër Deportivo, dhe më pas në 2003, në ndeshjen e kthimit të çerekfinales kundër Barcelonës. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?