3 golat që janë kandidatë për çmimin Puskas për vitin 2022 (VIDEO)
Richarlison, Payet dhe Oleksy janë tre kandidatët për çmimin e FIFA-s “Puskas”, që vlerëson golin më të mirë të vitit 2022.
Braziliani është kandidat për golin e madh të shënuar me kombëtaren e tij ndaj Serbisë në Kupën e Botës. Nëse fitojnë, do të ishte çmimi i tretë për një lojtar të Tottenhham pas Erik Lamelës dhe Son.
Payet është në garë për gjuajtjen potente nga 25 metra duke e dërguar topin në trekëndësh në ndeshjen e Marseille kundër PAOK.
Në fund është Marcin Oleksy, një lojtar polak me aftësi të kufizuara, i cili luan me një këmbë dhe arriti të shënojë me një goditje të pabesueshme fluturimthi.
Klikoni Watch on Youtube për të parë videot



KOHA JONË SONDAZH

