3 humbje radhazi, trajneri i PSG është në rrezik shkarkimi dhe ka afat deri më 8 mars

Një karrierë që varet nga rezultatet. Ky është fati i trajnerëve të gjitha klubeve të mëdha dhe në Paris e dinë mirë. Siç e di Christophe Galtier, i cili duhet të përballet me krizën më të madhe që nga marrja e detyrës së Paris Saint-Germain.

3 humbje radhazi, kundër Marseille në Kupën e Francës, Monaco në Ligue 1 dhe Bayern në Champions League, një disfatë që nuk mund të tolerohet. Në kryeqytetin francez projekti për fitimin e Championsit nisi që në vitin 2011, por asnjëherë deri më tani nuk është realizuar.

Sipas informacioneve të raportuara nga shtypi transalpin, Galtier do të drejtojë ekipin të paktën deri në ndeshjen e kthimit kundër Bayernit më 8 mars. Pas kësaj date, çdo gjë mund të ndodhë, veçanërisht nëse rezultatet nuk përmirësohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kush mund t’i zërë vendin? Emri i parë dhe ëndrra e madhe është Zinedine Zidane, i cili u kukua edhe pas largimit të Pochettinos. Thomas Tuchel ndërkohë ka jo pak admirues, pasi marrëdhënia me Leonardon çoi në shkarkimin e tij në dhjetor 2020, por një rikthim nuk mund të përjashtohet. /R.Lika-Koha Jonw/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?