31 milionë euro për 4 minuta, talenti italian mbyll sezonin para kohe

31 milionë euro (25 milionë plus bonus) për vetëm 4 minuta lojë. Është e vështirë që blerja e Pietro Pellegri nga ana e Monaco të mos konsiderohet një befasi. Klubi francez, në fakt, nuk do ta ketë në dispozicion sulmuesin italian për fazën finale të sezonit.

Konfirmimi ka ardhur nga trajneri Leonardo Jardim, i cili ka zbuluar se talentin italian do të jetë i detyruartë qëndrojë larg fushave për 3 muaj pas operacionit të bërë për të kuruar pubalgjinë e tij.

Pellegri, i cili do të mbushë 17 vjeç 17 marsin e ardhshëm, ka luajtur vetëm 4 minuta në ndeshjen e fituar 4-0 nga Monaco kundër Dijon 16 shkurtin e kaluar dhe i është nënshtruar një operacioni që ka dalë me sukses, shkruan telesport. Në fillim mendohej se lojtari do të mungonte për 6 javë, por situata është më serioze nga sa ishte parashikuar në fillim.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?