34-vjetori i lindjes, Juve mbush me lavde Ronaldon
Te Juventusi është periudhë festive dhe jo vetëm për shkak të 34-vjetorit të yllit të skuadrës, Cristiano Ronaldo. Për trajnerin Max Allegri vijnë njoftime pozitive nga infermieria gjithashtu, pikërisht tani që do t’i duhet të përgatisë sfidën ndaj Atletico Madrid, në Champions League, takim që do të luhet mbrëmjen e 20 shkurtit.
Lajme të mira veçanërisht në repartin e mbrojtjes, aty ku mungesa e dyshes Bonucci-Chiellini ka thuajse të njëjtin ndikim sa prania e portugezit CR7. Chiellini është lojtari që shqetëson më pak sa i përket sfidës së Championsit, pasi për rikthimin e tij nuk besohet të ketë probleme, pasi thuajse është rikuperuar nga problemi që pati në pulpë. Ndoshta ai mund të aktivizohet edhe ndaj Frosinones, të premten e 15 shkurtit.
Por, ai që po punon më fort për të qenë gati ndaj “Los Colchoneros” është Bonucci. Pas problemit në kavilje që pati në ndeshjen me Lazion, ndoshta duhet pak më shumë durim e kujdes, por është një shqetësim që nuk duhet të përbëjë problem për ndeshjen në Madrid. E pavarësisht luftës me kohën, në klubin bardhezi mbizotëron optimizmi.
KOHA JONË SONDAZH

